“Sot më ulëret shpirti, të kërkoj ty të ndalosh virusin”/ Mjekja bën apel: Qëndroni në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja Romina Selenica ka dhënë një mesazh për qytetarët që nuk ibinden urdhrave të shtetit pas përhapjes së koronavirusit. Mesazhi është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Mjekja i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim që të mbrojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.

MESAZHI I PLOTË:

Për ty qytetar i pabindur. Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +.

TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, t’i ndalësh jetën dikujt, t’i plagosësh zemren një nëne, vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi.

Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.

Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për t’i shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty.

Ne jemi po ata sot, që ndërkohë, që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për t’i shërbyer po mikut, familjarit apo ty.

Lexo edhe :  Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin.

Unë sot, të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë. Unë sot, të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore. Unë sot, të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë. Unë sot, të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“.

Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt. QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shume familje, mos presim më jetë në mes. TË LUTEM !! Le të jemi ndryshe, t’i tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën! T’i tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura! TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!

Me Respekt, Dr. Romina SELENICA Itali.

Të fundit

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Lajme të tjera

Web TV