Turqi/Vdes nga Covid-19 ish-komandanti i Forcave Tokësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca ka konfirmuar vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri në vend.

Duke folur para ligjvënësve në parlament, Koca është shprehur se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…Numri i vdekjeve (nga COVID-19) është tre”, tha ai.

I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002.

Që nga shpërthimi në Ëuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Të fundit

Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha...

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Pse qëndron ende në politikë?/ Rama flet për Berishën: Ka hall të madh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arsyen sipas tij, se pse kreu i Opozitës Sali Berisha qëndron ende në politikë. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit',...

“LaCivita e dëmtoi rëndë Berishën” , Gjikondi: Fushata u ndërtua mbi negativitet

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche;...

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV