A duhen publikuar fytyrat dhe emrat e të prekurve nga koronavirusi?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi i cili po vret çdo ditë njerëzit në shumë vende të botës, ka sjellë edhe reagimin qeverive për të marrë masa të ashpra në mënyrë që të parandalojnë Covid-19.

Një ndër këto masa është vetizolimi në shtëpi, ku edhe qeveria shqiptare ka vendosur sanksione të ashpra nëse thyhet rregulli i karantinimit.

Por, përveç karantinimit një nga format e cila përflitet kohët e fundit është edhe publikimi i fytyrës, emrit dhe mbiemrit të të prekurve nga koronavirusi.

Kur tashmë numri i të prekurve në Shqipëri ka arritur në 76, ndërsa 35 janë shtruar në spitalin Infektiv, të shumtë janë ata që kanë hedhur këtë tezë për të bërë publike njerëzit me koronavirus, në mënyrë që të shmanget kontakti me ta.

Megjithëse ky veprim do të shkelte privatësinë dhe të drejtat e njeriut mbi publikimin e fytyrës, emrit dhe mbiemrit lidhur me sëmundjen që ata bartin, ka nga ata që e ndërmarrin vetë këtë iniciativë.

Kështu, një vajzë ka bërë publike përmes një videoje faktin se është e prekur nga koronavirusi.

Këtë video e nisa duke lexuar në Facebook me ankesat se po u shkelen të drejtat me karantinimin apo që nuk po i merr kush parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda. Përveç kësaj shoh njerëz që vazhdojnë jetën normalisht, dalin, lëvizin edhe në lagjen time. Pasojat psikologjike të të qëndruarit në shtëpi kur je i shëndetshëm janë komplet të papërfillshme krahasuar me pasojat që të lë të shikosh familjarin teksa ta merr ambulanca dhe me të cilin do të kesh kontakt telefonik kushedi për sa kohë…” shprehet vajza e prekur nga koronavirusi.

Më pas videoja është publikuar edhe nga kryeministri Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë! Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta” i drejtohet Rama vajzës së re së prekur nga koronavirusi.

Lexo edhe :  Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

A do të ndërmerret nja hap i tillë që të publikohen fytyrat dhe të dhënat e tjera personale të të prekurve nga koronavirusi kjo mbetet për t’u parë në vijmësi edhe pse është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, në vendin tonë shifrat e të prekurve vijojnë të rriten teksa sot numri ka shkuar në 76, ndërsa 35 qëndrojnë të shtruar në spitalin Infektiv, ku 4 prej tyre sipas mjekut infeksionist Tritan Kalo janë në gjendje të rëndë.

Nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kanë qenë në Itali atje ku virusi është përhapur në mënyrë të tmerrshme, aq sa vetëm 24 orët e fundit janë shënuar rreth 800 të vdekur./Fjala.al/

Të fundit

Rama ndan pamje mahnitëse nga Pogradeci/Me ëmbëlsinë e freskët, ju uroj një javë të mbarë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë disa pamje mahnitëse nga qyteti i Pogradecit. Përmes një postimi në rrjetet...

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj kërkon lirimin nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë të hënë, 9 qershor, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në një tjetër përpjekje për të ndryshuar...

Një intervistë e rrallë, larg drojës në bisedë me seksologun, Dr. Adem Harxhi…

Bota rrotullohet rreth seksit… “Martesa është si bisha. Bisha nuk ngopet me mish, martesa nuk ngopet me seks.” “Seksi hap zemrën e burrit, ndërkohë që zemra...

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro, mbledh taksa rekord

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord...

Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit, votohet në dy komuna të vogla

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriç dhe Zajeçar, komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë, pritet të jenë testi i parë elektoral...

Lajme të tjera

Web TV