“Kurani e parashikoi”, Çiljeta ka një mesazh: Duhet të kthjellohemi e të përmirësohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e famshme shqiptare ka treguar se është bërë një praktikante e devotshme e fesë myslimane. Në një status në rrjete sociale, pas situatës së pandemisë së koronavirusit, këngëtarja shkruan se e gjithë situata është një ndëshkim nga Allahu dhe njerëzsit duhet t’i luten atij për të shpëtuar.

Çiljeta ka shpjeguar se është ndjerë e paragjykuar pasi ka shprehur mendimin e saj hapur për besimin ne fe, por tashmë s’i intereson, dhe ka vendosur të flasë hapur mendimin e saj. Duke këshilluar njerëzsit të marrin Abdes dhe të thonë sure, Çiljeta i kërkon shqiptarëve të rrinë sa më shumë me familjen, që t’ja hedhim kësaj pandemie.

Mesazhi i Çiljetës:

Asgje nuk ndodh pa lejen e Allah, qofte edhe nje gjethe nuk bie ne toke pa lejen e Tij, dhe kjo qe po kalon e gjithe bota eshte nje sprove e madhe krijuar nga vet dora njeriut,jemi te gjithe gabimtare kujtohemi per Allah kur na ze frika e paniku kujtohemi atehere kur e shohim qe skemi me zgjidhje nga tja mbajme,por po ta mendojme pak me thelle shum keshilla i kemi ne KURAN keshilla qe jo te gjithe i zbatojme dhe na duhet te kalojme neper sprova kaq te medha per te kuptuar sa gjera e keshilla jan then ne Kuran mijra vjet me pare dhe po ta mendojm me thelle akoma kemi rreth 6 muaj ne sprova te medha qe nga termeti e der tek pandemia sot.

Te them te drejten nuk doja ta nxirrja kte status sepse dy her qe kam folur per namaz e islam jam kryqezuar nga komentet tuaja e paragjykimet dhe e kisha vendosur qe besimin tim do ta ruaja vec per veten por sjam pishman vetem per nje arsye sepse cdo fjal me buron nga zemra e sinqeriteti,as un sjam perfekte dhe me duhet shum per te qen nje muslimane e devotshme dhe un jam gabimtare gjate rrugetimit te jetes time por rendsi ka te kthjellohemi e te permirsojme gabimet tona.

Uroje ta kalojme te gjithe kte sprove te madhe bashk me te forte se kurrë, edhe kjo ndejtja ne shpi per pak kohe do na bej mire dhe te kuptojme qe ka dhe gjera më me rendsi ne jete se leku,makina,koha qe harxhojm kot neper kafe ter diten duke u mar me llafe e thashetheme,te rrime me shum me familjen tone te mbushemi me dashuri dhe me kete rast u shtofshin lindjet e bebeve mbas 9 muajsh duke qene se dhe lindjet vitet e fundit kane ren ne numer,cdo gje ndodh per nje arsye cdo rrezim ka nje ngritje cdo lot ka nje gezim,ne jemi krijesa e preferuar e Allahut na ka krijuar kaq perfekt te forte dhe sigurisht qe do ja hedhim dhe pandemis per te rrifilluar te gjithe bashke nje jete akoma me te mire dhe te bukur.

Te marresh Abdes dmth jo vetem te jesh i paster por mbi te gjitha je dhe i mbrojtur nga cdo gje. S’po them pastaj po te themi edhe ndonje sure psh si Elfatiha qe eshte shum e thjesht sa super te mbrojtur jemi. Nejse spo e zgjas me shum se do thoni iku rreshkiti dhe kjo per ata qe sme kuptojn”- shkruan Çiljeta Xhilaga në rrjete sociale.

Të fundit

Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte...

Reshjet e dëborës në Kukës, gjysma e popullsisë pa energji elektrike

Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet në qytetin e Kukësit. Mësohet se gjysma e popullsisë...

Ish-Presidenti Bill Clinton del nga spitali

Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një...

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Makina të shumta, njëra pas tjetrës – kjo është panorama që ka mbushur qytetin e Vlorës këtë të hënë. fluksi i lartë i emigrantëve...

Si festohet Krishtlindja në vendet e botës? Ekspertët tregojnë ushqimet tradicionale

Krishtlindjet festohen në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës, ndërsa ushqimet tradicionale dhe kuzhina e larmishme nuk mungojnë asnjëherë në tryezat familjare. Më...

Lajme të tjera

Web TV