Çiljeta: Dua të adoptoj një femijë, dua vajzë si ‘urë lidhëse’ mes dy djemve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çiljeta Xhilaga rrefeu se ka plane për zgjerimin e familjes me portierin Alban Hoxha. Ajo shprehu deshirën të ketë një vajzë e cila të jetë një urë lidhëse mes djalit të saj, Fernando dhe të Albanit, Bekon. Gjithashtu, këngëtarja tha se do të birësojë fëmijë dhe se kjo është dëshira e saj më e madhe.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që dashuron, do ia duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe kam për ta bërë në një ardhme dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën Zoti risk. Kur u bë lufta në Palestinë, doja të birësoja një djalë, por nuk e lejonin. Ika deri në Egjipt ta merrja, iu luta Albanit. Do e birësoj nëse nuk bëjmë një fëmijë bashkë të dy. Ta bëj një gocë tani, aman se u çmenda kam vetëm çuna në shtëpi. E dua një gocë, e dua për çunat sepse është urë lidhëse për ta. Fernando është edhe fanatik”, rrëfeu Çiljeta në Ferma Vip. Ajo foli edhe per marrëdhënien me djalin e Alban Hoxhës, duke treguar se Beko është kopje e nënës së tij të ndjerë.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë, i qeshin sytë. Beko ka qenë 1.6 vjeç, Fernando ishte 3-vjeç. Në fillim nuk takoheshin siç bëjnë tani, se janë në një shtëpi. Ia kam injektuar edhe unë që jeni vëllezër. Është situatë pak delikate. Kalojnë mirë, por zihen pak. Beko ta mban nje cike inatin, ndërsa Fernando të hidhet në qafë direkt. Bejko është super inteligjent, edhe Fernandos nuk i shpëton gjë, të kap në ajër”, u shpreh Çiljeta./E.Ç

Të fundit

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror...

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

Lajme të tjera

Web TV