Mjeku i spitalit të Durrësit: Mos u besoni fjalëve, kontrolloni sistemin TIMS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur numri i të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi ka shkuar në 76 persona dhe 35 të tjerë janë të shtruar te Infektivi, ndërsa kanë ndërruar jetë një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 73-vjeçare nga Durrësi, pikërisht nga spitali i këtij qyteti vjen edhe një apel për të shtrënguar më tej masat ndaj Covid-19.

Një pneumolog nga spitali i Durrësit rrëfen historinë e një pacienti 51-vjeç të prekur nga koronavirusi, i cili ishte kthyer në fund të shkurtit nga Gjermania dhe kishte hyrë përmes Rinasit. 51-vjeçari kishte telefonuar 127 pasi kishte pasur 7 ditë temperaturë dhe sapo ishte paraqitur në urgjencë ai ishte vendosur në dhomën e izolimit për të mos pasur kontakte me persona të tjerë.

Sipas mjekut pneumolog në spitalin e Durrësit, pasi është kontrolluar sistemi TIMS rezultonte se pacienti ishte kthyer nga Gjermania në Shqipëri në fund të shkurtit.

Pacient 51 vjeç, paraqitur në urgjencë i dërguar nga 127, pasi kishte pasur 7 ditë temperaturë. Që në momentin e paraqitjes në urgjencë, pacienti u vendos në dhomën e izolimit dhe u minimizua kontakti me pacientin me personelin përveç atij përgjegjës për dhomën e izolimit. Pasi është kontrolluar në sistemin TIMS rasti rezultonte të kishte kryer udhëtim në fund të shkurtit nga Gjermania drejt Shqipërisë”, shkruan në Facebook, mjeku pneumolog i spitalit të Durrësit.

Për këtë arsye mjeku i spitalit të Durrësit përmes një statusi në Facebook, ai kërkon që të mos u besohet fjalëve por të kontrollohen pacientët që vijnë nga jashtë kryesisht përmes Rinasit.

Kontrolloni çdo emër që ju vjen në sistemin TIMS! Mos i besoni fjalëve që thonë! Konsiderojeni protokoll këtë gjë aktualisht. Për sa kohë do të vlejë akoma epidemiologjia, ta përdorim. Nuk di si do të na duhet të sillemi kur ky element të mos jetë më i pranishëm (pasi të kalojnë 14 ditët nga mbyllja e kufijve)”, kërkon mjeku i spitalit të Durrësit.

Lexo edhe :  Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Kjo është një thirrje indirekte edhe për Policinë e Shtetit për të forcuar masat ndaj koronavirusit mbi personat që kthehen nga jashtë. Ndërkaq, ditën e sotme Aeroporti Nënë Tereza theksoi se më datë 23 mars do të ndërpresë të gjitha fluturimet me përjashtim të ‘Air Albania’.

LEXO EDHE: 

Statusi i mjekut pneumolog në spitalin e Durrësit:   

Pacient 51 vjec, paraqitur ne urgjence i derguar nga 127, pasi kishte pasur 7 dite temperature. Qe ne momentin e paraqitjes ne urgjence, pacienti u vendos ne dhomen e izolimit dhe u minimizua kontakti me pacientin me personelin pervec atij pergjegjes per dhomen e izolimit. Pasi eshte kontrolluar ne sistemin TIMS rasti rezultonte te kishte kryer udhetim ne fund te shkurtit nga Gjermania drejt Shqiperise. Saturimet ne hyrje 92% (ne nje subjekt qe nuk ka pasur asnjehere patologji respiratore nje ulje prej 4 pikesh t saturimit duhet te konsiderohet si insuficience respiratore, ose te pakten keshtu me kane mesuar) Pacienti kryente fillimisht nje radiografi kontrolli qe interpretohej si infiltrate intersticiae. U konsultua nga infeksionisti dhe pneumologu dhe u kerkua CT pulmo qe evidentoi infiltrate intersticiale kryesisht subpleurale te shperndara thuajse ne te gjitha lobet (imazhet). Per suspekt covid u kerkua tamponi nga epidemiologjia, i cili u krye qe rezultoi pozitiv. 1) Kontrolloni cdo emer qe ju vjen ne sistemin TIMS! Mos i besoni fjaleve qe thone! Konsiderojeni protokoll kete gje aktualisht 2) Per sa kohe do te vleje akoma epidemiologjia, to perdorim. Nuk di si do te na duhet te sillemi kur ky element te mos jete me i pranishem (pasi te kalojne 14 ditet nga mbyllja e kufinjve) 3) Imazhet CT ndihmojne shume per te shtuar dyshimet 4 ) KUJDES I GJITHE PERSONELI! KUJDES, KUJDES, KUJDES! Pneumolog/Durres

Të fundit

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

“Kisha vënë bast”, Stresi zbulon takimin me Noizyn pas Zgjedhjeve

I ftuar në TAR, Stresi foli për karrierën e tij, planet e afërta muzikore dhe sigurisht, si gjithmonë kur bëhet fjalë për Stresin, për...

Lajme të tjera

Web TV