Pasi babai i pacientit zero doli negativ ndaj koronavirusit në testin e dytë, edhe i biri i tij ka rezultuar negativ në testin ndaj koronavirusit. Ai është pacienti i dytë që del negativ pas të atit, Viktor Kola.
Edhe i biri, 28 vjeçari Paulin Kola ka rezultuar negativ. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook.
Ndërkaq, në vendin tonë shifrat e të prekurve vijojnë të rriten teksa sot numri ka shkuar në 76, ndërsa 35 qëndrojnë të shtruar në spitalin Infektiv, ku 4 prej tyre sipas mjekut infeksionist Tritan Kalo janë në gjendje të rëndë. Nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte i shtruar pranë Infektivit.