Pamjet/ Si u arrestua avokati nga Tirana, ku e kishte fshehur arsenalin e armëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e aksionit “Blic” në Tiranë, që vuri në pranga shtetasin Endrit Demiri, me profesion avokat. Fjala.al raportoi dje për arrestimin e Demirit për shkak se posedonte një arsenal të madh armësh në shtëpinë e tij në fshatin Pëllumbas. Dje u publikuan edhe fotot e armëve të sekuestrua.

Ndërkohë sot, policia ka bërë publike pamjet e aksionit të arrestimit të avokatit.

Njoftimi i Policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuarn dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht:

4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.

Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV