Alarmante/ Të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rinia feston party dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër Coronës, pasi mendon, se ajo nuk i prek të rinjtë. Por në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj.

Shumë të rinj nuk e respektojnë distancën për mosinfektim nga Corona -policia në Mynih po kontrollon ambientet publike

„Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Ëendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing. Ëendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani. „Kjo duhet t’i shkundë të gjithë, që të respektojnë masat e higjienës dhe rregullat.” Rreziku nga virusi i ri është nënvlerësuar shumë në fillim, si nga politika edhe nga shkenca, pranon Ëendtner.

OBSH: “Ju nuk jeni të pathyeshëm”

Veçanërisht të rrezikuar janë personat e moshuar dhe të sëmurët, por edhe pacientët me shëndet të mirë, por me probleme me mushkërinë, si për shembull duhanpirësit dhe pacientët me astma, shpjegon shefi i klinikës. Edhe diabetikët dhe njerëzit me tension të lartë të gjakut janë të rrezikuar, sepse tensioni i lartë bën që të mos furnizohen mirë organe si mushkëria. Modelet epidemiologjike kanë treguar, se efektet e mbylljes së shkollave dhe dyqaneve më së herëti do të duken pas tre javësh, thotë Ëendtner.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura. „E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. “Ju nuk jeni të pathyeshëm.” Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19. “Por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”, tha Tedros. “Ky virus mund të thotë edhe për ju shtrim disajavor në spitale, ose edhe mund t’iu vrasë.”/DW

Të fundit

Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e...

Hapet spitali i parë në botë me 14 mjekë robotë!

Kina ka hapur spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, me 14 mjekë AI në staf. Spitali është krijuar nga...

Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe insekteve të ndryshme. Toksikologia Suela...

Bota e tenisit në zi, një shofere e dehur përplas për vdekje sportistin e ri amerikan

Bota e tenisit është në zi këtë të martë. Arsyeja është vdekja e një prej talenteve të rinj më premtues amerikanë, Braun Levi. I riu,...

Edhe sot asnjë votë nga diaspora, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për…

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua...

Lajme të tjera

Web TV