Covid-19/ Shënohet viktima e parë në Maqedoninë e Veriut, rezultoi pozitive vetëm pas vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut dhe mësohet të jetë 57-vjeçarja nga Kumanova, e cila u konstatua pozitive pasi ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Gruaja fillimisht në dy testet e para të bëra për Covid-19 rezultoi negative, por pas vdekjes ajo rezultoi se kishte koronavirus.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për një grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretamentit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha Venko Filipçe.

Filipçe po ashtu shtoi se dhe djali 33- vjeçar i viktimës është dërguar në spital tre ditë më parë teksa sot gjendet në shërbimin infektiv pasi shfaqi komplikacione. Deri më tani Maqedonia shënon 114 persona të prekur nga koronavirusi./Fjala.al/

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV