Koronavirusi/ SHBA, miratohet testi që nxjerr rezultatin për 45 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.

Të premten vonë, FDA dha një autorizim urgjent për Cepheid, një kompani amerikane që prodhon testet e shpejtë të koronavirusit.

Rezultatet nga testet aktuale mund të duan ditë të tëra, pasi ato duhet të dërgohen në laboratorë, ndryshe nga testet e zhvilluara nga kompania Cepheid, me seli në Kaliforni.

testi Xpert® Xpress SARS-CoV-2*

Testet fillimisht do të përdoren kryesisht nga spitalet dhe departamentet e urgjencës, dhe më pas ato do të bëhen të disponueshme në “ambientet e kujdesit për pacientët”, siç janë zyrat e mjekëve.

Kompania planifikon të fillojë shitjen e testeve në fund të marsit.

Ndërkohë të shtunën guvernatori i Nju Jorkut njoftoi se shteti do të nisë menjeherë të testojë një ilaç që përdoret për kurimin e malaries kombinuar me një antibiotik që sipas ekspertëve francezë ka ofruar të dhëna premtuese në trajtimin e COVID-19.

“Ekziston një teori që ku trajtim mund të jetë i dobishëm“, u tha Guvernatori Andrew Cuomo gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Ai tha gjithashtu se ka njerëz që ndodhen gjendje të rëndë dhe se zyrtarët e shëndetit publik ishin të gatshëm të provonin këtë trajtimin tek ata pacientë. Administrata amerikane për Ushqimin e Barnat ka nisur drejt Nju Jorkut 10 mijë doza me ilaçin e njohur si hidroksilklorina, që përdorët për kurimin e malaries si dhe antibiotikun “Zithromax”./VOA

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV