Tërmeti vret një 15 vjeçar në Kroaci, në Zagreb dëme të shumta (Fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë në Kroaci si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm. I riu ishte brenda një godine në lagjen Djordjiceva 13 të Zagrebit, e cila u rrënua nga lëkundjet.

Ndonëse u nxorr nga rrënojat me shenja jete, 15 vjeçari u konfirmua në spital i vdekur.

Ndërkohë që në Zagreb janë regjistruar dëme të shumta nga tërmeti me magnitutë 5.4. Menjëherë pas tërmetit të parë që u ndje rreth orës 06 të mëngjesit, u regjistruan edhe dy pasgoditje të forta me magnitutë 5.2 dhe 3.7.

Të zgjuar nën terrorin e lëkundjeve, qytetarët e Zagrebit dhe zonave përreth kanë dalë menjëherë nga banesat dhe kanë qëndruar jashtë për të paktën 4 orë.

Fotot që vijnë nga kryeqyteti kroat tregojnë godina të dëmtuara rëndë.

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV