A mund të jetë humbja e nuhatjes një simptomë e COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri në Britani, një humbje e ndjesisë së nuhatjes mund të jetë një simptomë që tregon se një pacient mbart koronavirusin e ri.

ENT UK, një grup mjekësh otolaringologë në Britani, publikoi një studim me numër të kufizuar pacietësh që tregon se anosmia, humbja e nuhatjes, mund të vërehet ndonjëherë tek pacientët që mbajnë COVID-19, edhe nëse nuk shfaqin simptoma të tjera.

“Dëshmitë nga Koreja e Jugut, Kina dhe Italia sugjerojnë se një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19 kanë zhvilluar anosminë / hiposminë,” thuhet në studimin e përbashkët nga ENT UK dhe Shoqëria Rinologjike e Britanisë.

“Në Korenë e Jugut, ku testimi ka qenë më i përhapur, 30% e pacientëve që janë testuar pozitivë kanë pasur anosminë si simptomën e tyre kryesore në rastet e buta,” thuhet më tej në studim.

Akademia Amerikane e Otolaringologjisë e mori në konsideratë studimin dhe ka propozuar që anosmia dhe humbja shoqëruese e shijes të shtohen në listën e simptomave që shfaqin të prekurit nga COVID-19.

“Dëshmitë po grumbullohen me shpejtësi nga vende të ndryshme në të gjithë botën se anosmia dhe disgeuzia janë simptoma domethënëse të shoqëruara me pandeminë COVID-19,” shkruan Akademia në faqen e saj të internetit.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara, pacientët që duan të testohen për COVID-19 duhet të kenë qenë në kontakt me një bartës të njohur të virusit, si dhe të shfaqin simptoma që përfshijnë ethe dhe kollë të thatë./voa

Të fundit

Liga Sigal për U20, një nga arritjet më të rëndësishme të Federatës së Basketbollit

Një vit plot energji, sfida dhe pasion për basketbollin shqiptar! Krijimi i Ligës Sigal për U20, për vajza dhe...

“Autobusi u bë përshesh”, aksidenti në Qafë Thanë, flet trajneri i vajzave të volejbollit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar...

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u...

Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë. Siç shihet edhe në foto,...

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më...

Lajme të tjera

Web TV