Corona/ Ditët e tmerrit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Christoph Strack

Rritja e numrit të viktimave nga pandemia Corona në Evropë është shqetësuese. Një shqetësim kaq i madh ka ndodhur para 265 vitesh. Bota duhet të përballet me këtë të keqe, mendon Christoph Strack.

Pamjet nga veriu i Italisë janë të tmerrshme. Automjetet ushtarake ngarkohen në Bergamo në mbrëmje me kufoma të të vdekurve nga virusi Corona dhe largohen e shkojnë pjesërisht deri 100 kilometra larg, në qytete të tjera. Krematoriumi lokal nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të djegur të gjitha viktimat në Bergamo. Rajoni është i mbingarkuar nga numri i madh i të vdekurve.

Nga dita në ditë po shtohet numri i të vdekurve me qindra të tjerë. Në tri ditët e fundit shifrat ishin të tmerrshme: 427, 627, 793… Ka raste kur vdesin të gjithë të vendosurit në ndonjë azil për pleq, apo gjysma e banorëve të ndonjë fshati në afërsi të Alpeve. Po vdesin mjekë, forcat sanitare, priftërinj. Vdekja ka përfshirë shumë vende të Evropës. Ekziston frika reale se vala e vdekjeve do të shtrihet edhe më shumë. Ajo që po shohim në Itali duket si një ogur i zi.

Pse?

Italia në luftë, Evropa dhe bota e shokuar e në frikë. Këto pamje në media deri para dy javësh janë dukur tërësisht të pamundura. Ka pak ngjarje të tjera që mund të krahasohen me zhvillimet e tanishme. Ndoshta cunami në jug të Azisë në vitin 2004, me të paktën 230.000 të vdekur.

Ndoshta edhe ngjarjet e vitit 1755 në Lisbonë, kur nga termeti vdiqën rreth 60.000 persona. Zhvillimet e asaj kohe kanë ndikuar në zhvillimet më vonë. Por një pyetje ka mbetur: pse? Këto zhvillime në natyrë janë trajtuar nga shumë filozofë, autorë, teologë… Ata mendojnë se zhvillimet në Lisbonë kanë shënuar një kthesë.

Kur shikojmë vitin 1755, atëherë edhe sot duhet të ndërgjegjësohemi, të rishikojmë parimet e jetës dhe vetëkuptueshmërinë e jetës së përditshme, duhet të mendojmë për solidaritetin dhe kufijtë tanë. Ata që sot flasin për dënimin e Zotit, kthehen në të kaluarën e origjinës, në fundamentalizëm.

Lexo edhe :  Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues? Topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Vdekja

Automjetet ushtarake në netët e Italisë janë një pamje që nuk harrohet. Një pamje që paralajmëron. Mjekët në Itali dhe politikanët në Gjermani kanë një thirrje të përbashkët: #Rrinështëpi! Mos u afroni me të tjerët. E përditshmja duhet të ngrihet. Shtrirja e sëmundjes duhet të ngadalësohet. Pamjet dhe skenat e Italisë dëshmojnë se sa seriozisht duhet të kuptohen këto thirrje. Mjekësia ende nuk ka përgjigje ndaj kësaj sëmundjeje. Ndaj kujdes!

Gjendja alarmante është edhe në shumë vende të tjera. Gjendje e rëndë është në Spanjë, SHBA… Vdekja ka mbërritur. Vdekja në vendet perëndimore është futur nën fasadat e arta të arritjeve të mëdha dhe po shënon rekorde.

Kujtimet

Automjetet ushtarake me të vdekur dëshmojnë se ky vend po lufton kundër një armiku të padukshëm. Viktimat janë kryesisht të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera. Ata që e njohin jetën në Itali e dinë se sa vend miqësor, i hapur, përplot jetë dhe me histori të jashtëzakonshme është ai. Një vend ku edhe fshatrat më të vogla respektojnë dhe festojnë të vdekurit, ruajnë kujtimet. Tani vdekja vjen e vetmuar, pa ceremoni varrimesh, vdekje pa emër. E kujtimet? Kur Corona të kalojë një ditë, dhimbja do të jetë e madhe. Varësisht nga numri i viktimave, jo vetëm në Itali por në mbarë Evropën.

427, 627, 793… numri i viktimave do të rritet, jo vetëm në Itali por edhe në vendet tjera. Edhe një kohë të gjatë, me javë të tëra. Ne duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes për njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë sërish vlerën e jetës. Zhvillimet e ditëve të sotme nuk duhet të harrohen!/DW

Të fundit

Vonesat e fluturimeve, shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të...

Pasi ia “nxiu faqen”/ Adriana Kalas i ‘plas’ dashuria për Berishën: Nuk e tradhtoj!

Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka tentuar ta blejë atë me anë të një biznesmeni të fuqishëm por ajo nuk pranoi dhe qëndroi...

Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit arrin nivelin më të lartë në shtatë

Sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në...

Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një lidhje me Skype me News 24 u shpreh se burgu i Spaçit...

Sezoni veror nis me fluks të madh në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Fillimi i sezonit turistik veror dhe rritja e temperaturave kanë sjellë një shtim të ndjeshëm të pushuesve në bregdetin e Lezhës, duke krijuar fluks...

Lajme të tjera

Web TV