Covid-19/I mbijetuari i fundit nga Gripi Spanjoll bën paralajmërimin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 105-vjeçar ka kujtuar se si mbijetoi nga Gripi Spanjoll – që thuhet të jetë ‘ngjarja më vdekjeprurëse në historinë njerëzore’.

José Ameal Peña ishte katër vjeç kur gripi përfshiu botën në vitin 1918, duke vrarë të paktën 50 milionë njerëz, ekuivalent me 200 milionë sot.

Gripi spanjoll iu mori jetën 500 njerëzve në qytetin e tij të vogël Luarca me një popullsi prej 2,000 banorësh.

Ai tha se tani po sheh përhapjen e Covid-19 mjaft i trembur  duke thënë për gazetën spanjolle El Mundo: “Kini kujdes!”.

“Nuk dua të shoh të njëjtën gjë të përsëritur. Ajo mori kaq shumë jetë”. Ai besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i gjallë i pandemisë së gripit në Spanjë.

Në vjeshtën e vitit 1918 ai u bë i vetmi nga shtatë vëllezërit dhe motrat që u prekën nga sëmundja.

“Unë ende nuk mund të kuptoj se si jam këtu. Kur u zgjova mezi mund të ecja. Më duhej të zvarritesha në duar dhe gjunjë”, u shpreh ai.

Fatmirësisht ai ia doli, por tani është përballur me një sëmundje tjetër vdekjeprurëse që ka përfshirë globin.

Vajza e tij Anunciata i tha El Mundo: “Ai e di saktësisht se çfarë po ndodh me koronavirusin”.

“Meqenëse ai ka jetuar në të gjitha këto gjëra, ai është duke kaluar një kohë të vështirë. Ai ka frikë se diçka e ngjashme do të ndodhë përsëri, edhe pse ne po jetojmë në periudha shumë të ndryshme”.

Të fundit

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike...

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë, kur Evropa ende mblidhte copat...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Lajme të tjera

Web TV