Covid-19/Ilir Meta: Javët që vijnë mund të jenë dramatike nëse nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka theksuar se Shqipëria në javët që vijnë pritet të përballet me një situatë dramatike të koronavirusit.

Duke mos iu përgjigjur direkt shifrave të dhëna nga kryeministri Rama se mund të preket 60 deri në 70 për qind e popullisë, Meta tha se Shqipëria mund të përfundojë në këto shifra nëse nuk respektohen rregullat e vendosura nga qeveria.

Në këtë situatë duhet të eliminojmë panikun dhe pasigurinë. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Kështu është e gjithë bota. Ne për fat të mirë nuk jemi goditur në një mënyrë dramatike dhe kjo gjë mund të ndodhë, në rast se ne nuk do t’i respektojmë këshillat e autoriteteve si dhe nëse ne do të kalojmë në panik dhe në depresion. Ne duhet ta përballojmë me kurajë si dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Nuk duhet krijuar një situatë paniku dhe papërgjegjshmërie”, u shpreh Meta për emisionin “Open” në Top Channel.

Z. Meta si po e kaloni kohën tuaj në këtë situatë dramatike përballë koronavirusit?

E kam pasur të vështirë të mësohem me këtë zakon që të mos jap dorën. Kohën e ndaj midis banesës dhe zyrës sime. Jam shumë i lumtur që e bëra testin, mora një informacion që kisha qenë në palestër me një person i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë që e kisha menduar që të dhuroja gjak për të sëmurët me talasemi.

A ishit të shqetësuar? 

Kisha vetëm një shqetësim. Një ditë më pas kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe task-forcën e shëndetësisë. Shqetësimi ishte se mos duke e pasur unë mund të infektoja edhe të tjerët.

Si po e përjetoni me fëmijët?

Lexo edhe :  Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve?/ Celibashi: Hapja e qendrave të votimit, makth i vërtetë!

Janë të gjithë në karantinë, me puthje dhe përkëdhelje.

Rama tha se në javët në vazhdim do të preken 60-70 % e popullsisë, a i keni ju këto të dhëna?

Në këtë situatë duhet të eliminojmë panikun dhe pasigurinë. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Kështu është e gjithë bota. Ne për fat të mirë nuk jemi goditur në një mënyrë dramatike dhe kjo gjë mund të ndodhë, në rast se ne nuk do t’i respektojmë këshillat e autoriteteve si dhe nëse ne do të kalojmë në panik dhe në depresion. Ne duhet ta përballojmë me kurajë si dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Nuk duhet krijuar një situatë paniku dhe papërgjegjshmërie.

Po Rama thotë 60 deri në 70 për qind e popullsisë…

Për këtë çështje të flasin mjekët.

A mund ta përballojë Shqipëria këtë situatë dramatike?

Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Ne duhet të sigurojmë murin e parë që janë mjekët që të mos preken nga koronavirusi si dhe të kryhen sa më shumë teste, së treti të prekurit të izolohen sa më shumë dhe të mos kenë kontakte me të tjerët.

Të fundit

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota...

Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës së rezultateve të publikuar në...

“Kandidatja e krimit”/ Socialistja Sara Mila falenderon Berishën: Reklamë fantastike!

Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara...

Hasi zgjedh Partinë Demokratike, përfundon procesi i numërimit të votave!

Hasi ka mbyllur procesin e numërimit të votave, teksa fituese është Partia Demokratike. PD-ja ka marrë 3547 vota, PS-ja 2231 dhe PSD 841 vota. Partitë...

Lajme të tjera

Web TV