E frikshme/ 18-vjeçari vdes nga koronavirusi në Britani

18-vjeçari me Covid-19 është bërë viktima më e re e koronavirusit që përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi NHS të dielën.

I riu, i cili thuhet se kishte dhe probleme të tjera shëndetësore, ndërroi jetë në Spitalin Universitar Coventry dhe Warwickshire.

Viktima e saj më e vjetër në 24 orët e fundit ishte një 102-vjeçar që vdiq në Angli pasi u testua pozitivisht për koronavirus.

NHS Angli tha që “të gjithë janë të prekshëm”. Vdekjet e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të vdekjeve të personave të diagnostikuar me koronavirus në Angli në 281./Fjala.al