“Koronavirusi po përhapet me shpejtësi”/ OKB: Armëpushim global!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka theksuar se koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi, ndërsa ka dhënë shifrat e deritanishme të pandemisë globale.

“U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, njëmbëdhjetë ditë për 200 mijë dhe katër ditë për 300 mijë”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjithë cepat e botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë iu them: tërhiquni nga armiqësitë”, ka apeluar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, ka shtuar ai.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV