Merkel në karantinë. Plani ‘B’, ja kush e zëvendëson nëse i përkeqësohet gjendja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është futur në karantinë, sepse pati kontakt me një mjek të infektuar. Detyrat e saj qeveritare ajo megjithatë mund t’I kryejë edhe më tej. Nëse gjendja ndryshon, hyn në fuqi Plani B.

Angela Merkel është në karantinë! Por nuk duhet të shqetësohemi, se Gjermania nuk ka më kokë drejtuese. E kjo nuk ndryshon, edhe sikur kancelarja gjermane të jetë infektuar me virusin Corona. Në rastin më të mirë ajo mund t’i kryente detyrat qeveritare edhe më tej, nëse gjendja shëndësore ia lejon. Por nëse Merkel mund të sëmuret seriozisht, kabineti që drejton ajo mbetet prapë funksionues. Sepse për raste të tilla janë marrë masat që më parë.

Zëvendësi i Merkelit: Ministri i Financave Olaf Scholz

„Zëvendëskancelar” është një nocion jozyrtar, pasi ai nuk del në ligjin kushtetues gjerman. Në gjuhën e përditshme, megjithatë ai është futur aq shumë në përdorim, dhe me këtë nënkuptohet përfaqësuesi i kancelares. Në këtë post, Angela Merkel mund të vinte teorikisht edhe një politikan nga radhët e partisë së saj, Partisë Kristian-Demokrate, CDU.

Në rregulloren e qeverisë gjermane, në paragrafin 8 është e parashikuar që ministri i Financave të përfaqësojë kancelaren Merkel, në rast nevoje edhe për një kohë të gjatë. Nëse kancelarja „e ka të pamundur kryerjen e detyrave në tërësi”, atëherë Olaf Scholz do të përfaqësojë shefen e tij „në të gjithë spektrin e detyrave qeveritare”.

Edhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë zëvendës

Edhe për rastin tjetër, – në krizën e Coronës i mundshëm, – që si kancelarja edhe përfaqësuesi i saj e kanë të pamundur të kryejnë detyrat, janë parashikuar veprimet e mëtejshme. Për çdo anëtar kabineti qeveritar në kuadër të rregulloreve janë emëruar zëvendës. Detyrat e Olaf Scholz në këtë rast do t’i kryente ministri i Ekonomisë, Peter Altmeier (CDU). Megjithatë në historinë federale gjermane nuk ka ndodhur asnjëherë, që një kancelar gjerman të jetë i sëmurë për një kohë të gjatë dhe të mos i kryejë detyrat qeveritare për një kohë.

Lexo edhe :  Alarmante! Akujt po shkrihen me ritme të shpejta, rriten temperaturat në Polin e Veriut

Në praktikë zëvendëskancelari (deri më tani nuk ka pasur ndonjë  grua) emërohet gjithmonë nga grupi parlamentar, i dyti në renditjen e votave. Aktualisht ky grup është Partia Socialdemokrate, SPD, pjesë e së cilës është Olaf Scholz./DW

Të fundit

“Sistemi i pensioneve në Shqipëri drejt një reforme të dytë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës,...

Pakti i qyteteve të lira/ Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në Europë dhe botë janë bërë bashkë në Tiranë. Punimet e samitit Pakti i Qyeteve të Lira...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/Ja si ta përdorni

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. Analisti u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV