Nju Jorku, epiqendra e re e koronavirusit në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njujorkezët po luftojnë koronavirusin me të gjitha mënyrat: duke respektuar udhëzimet e qeverisë, rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, si dhe duke u përpjekur të qëndrojnë të fortë, ashtu siç përballuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Shumë njujorkezë, ashtu si njerëzit në mbarë botën, e gjejnë forcën e tyre tek familjet. Nuk është pra për t’u habitur pse disa çifte refuzuan të shtyjnë planet për t’u martuar dhe u panë duke bërë celebrimin të veshur me doreza apo maska në ceremoni të drejtuara nga zyrtarë që u qëndrojnë larg.

Moti i ngrohtë i pazakontë tërhoqi gjatë fundjavës njerëzit në parqet e Nju Jorkut, të cilët dolën për të bërë vrap, për shëtitje me biçikleta, apo për të luajtur përjashta me fëmijët.

Por, jeta e qytetit është shumë larg normales, thotë studiuesi Kannan Srinivasan, i cili ka bërë shumë punë kërkimore në një degë të specializuar të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut.

E dija që mund të mbyllej, kështu që i parapriva duke huazuar të gjithë librat që normalisht shfrytëzoj nga biblioteka. I solla në shtëpi në mënyrë që të mundem të vazhdoj punën“, i tha ai Zërit të Amerikës nëpërmjet email-it. “Por, shumë kohë humbet duke ndjekur lajmet, duke ndjekur masat parandaluese etj. Pra, kam bërë shumë pak punë”.

Zoti Srinivasan shton se duke qenë se edhe bashkëshortja do të fillojë të punojë nga shtëpia, ai është i shqetësuar se mund të nervozohen kollaj.

Por, ai thotë se janë të impresionuar me reagimin e guvernatorit të tyre, Andrew Cuomo, dhe të kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio.

Shifrat janë duke u rritur çdo orë. Shteti i Nju Jorkut pati gati 16 mijë raste të konfirmuara, ndërkohë që të premten ishin vetëm 5100, ndërsa një javë më parë vetëm 800.

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 33 mijë raste me virusin COVID-19, si dhe 400 vdekje, nga të cilat 117 në shtetin e Nju Jorkut.

Guvernatori Coumo ka fajësuar më së shumti administratën Trump, në veçanti për vonesat për të miratuar kompletet e testimit për virusin. Guvernatori Cuomo konfirmoi rastin e parë me koronavirusin më 1 mars.

Lexo edhe :  Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Qeveria federale autorizoi qytetin e Nju Jorkut të krijojë testimin e tij më 11 mars. Që nga ai moment, Nju Jorku ka zhvilluar 45 mijë testime.

Në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, zoti Cuomo urdhëroi të gjithë njerëzit që punojnë në sektorë jojetikë të qëndrojnë në shtëpi, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Ndërsa bizneset jetike që do të qëndrojnë hapur janë ushqimoret, farmacitë dhe mjetet e transportit publik. Shkollat janë mbyllur në Nju Jork dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Stacionet e metrosë së Nju Jorkut
Stacionet e metrosë së Nju Jorkut

Kufizimet filluan ndërsa spitalet po përballeshin me mungesa të maskave të sigurisë, të paisjeve ndihmëse për frymëmarrjen dhe furnizime të tjera të kujdesit shëndetësor.

Kryebashkiaku De Blasio i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’ia caktojë ushtrisë amerikane prodhimin dhe shpërndarjen e furnizimeve mjekësore.

“Nuk mundem ta them më troç. Nëse presidenti nuk vepron, do të vdesin njerëz që mund të kishin jetuar”, tha zoti de Blasio gjatë emisionit “Meet the Press” të kanalit NBC.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump tha se urdhëroi Agjensinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) që të dërgojë spitale ambulatore në shtetet Uashington, Kaliforni dhe Nju Jork.

Për Nju Jorkun, kjo do të thotë se do të shtohen 1000 shtretër spitalorë. Presidenti gjithashtu urdhëroi që një nga anijet spitalore të marinës amerikane të ankorohet në portin e Nju Jorkut.

Të dielën, shteti Nju Jork ia kaloi shtetit Uashington për numrin e viktimave.

Gjithashtu, guvernatori u kërkoi spitaleve të gjejnë mënyra për të rritur numrin e shtretërve me 50%, për shkak të parashikimeve të zyrtarëve të shëndetësisë se rastet me COVID-19 që do të kenë nevojë për kujdes të avancuar mjekësor, mund të kalojë 100 mijë në shtetin e Nju Jorkut gjatë javëve të ardhshme. /voa

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV