Alarmante/ Një punonjës me koronavirus, mbyllet Kadastra e Korçës

Rastet e koronavirusit vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë rritur me 19 persona duke e çuar shifrën totale në 123  të prekur, ndërsa 5 persona kanë humbur jetët deri më tani.

Megjithatë sapo është bërë publik një lajm i fundit që bën me dije se në qytetin e Korçës ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 një punonjës i Kadastrës.

Pas mësimit të ketij rasti Kadastra është mbyllur, ndërsa i gjithë stafi është vetëkarantinuar./Fjala.al/

Njoftimi i Kadastrës së Korçës:

Të nderuar qytetarë, me keqardhje ju njoftojmë se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas egzaminimit rezultoi pozitive në testin evirusit COVI-19. Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit ju nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen tonë. Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.

Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme.

Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale.

Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë.