Drejtori i Urgjencës Kombëtare me koronavirus, e konfirmon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar mesditën e sotme se Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shkruan se “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19”.

“Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shton më tej ajo.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

#BashkëDeriNëFund/Fjala.al/