FOTO/ Hyri vetëm me maskë te Infektivi, Drejtori i Urgjencës u infektua me koronavirus

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, ka rezultuar ditën e sotme pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Ditën e djeshme ai u fotografua duke hyrë në Spitalin Infektiv me vetëm një maskë në fytyrë dhe asnjë masë tjetër mbrojtëse.

Pikërisht aty rezulto të jetë infektuar nga virusi i rrezikshëm. Ndërsa sotnga Ministria e Shëndetësisë  është bërë e ditur se tek Infektivi po trajnohen 57 persona të infektuar, ndërsa brenda këtij spitali duhet të futet vetëm presoneli mjekësor me veshjet përkatëse./Fjala.al/