Heqja e takse taksës 100% ndaj Serbisë, Merkel telefonon Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, zhvillojne telefonatën e parë zyrtare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti.

Kjo bëhet e ditur në një deklaratë te përbashkët të lëshuar për media të hënën, 23.3.20,  në mbremje nga zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, dhe  zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Aty thuhet gjithashtu se kancelarja gjermane e përkrah „dialogun e drejtuar nga BE-ja me synim mënjanimin e të gjitha barrierave jotarifore tregtare midis Serbisë dhe Kosovës”.  Merkel dhe Kurti kanë qenë të dy të mendimit se në raportin mes Serbisë dhe Kosovës „nuk duhet të ketë hapa prapa”,

Kancelarja gjermane dhe kryeministri i Kosovës  janë shprehur për një vazhdim së afërmi nga  ana e qeverise se Kosovës të dialogut të normalizimit. Synimi i dialogut duhet të jetë një „marrëveshje juridike detyruese për normalizimin e plotë të raportit mes Kosovës dhe Serbisë që do t’i shpërbejë popullsisë së të dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

Komunikimi i parë zyrtar mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, ishte paraparë ndryshe.  Kurti do të vinte në Berlin, por vizita e tij u anulua për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit.  Deri të dielën mendohej se krerët e dy qeverive do të komunikonin së paku me videokonferencë.

Por biseda u  bë me telefon, pasi qysh nga e diela kanelarja gjermane ndodhet në shtëpi, e vetëkarantinuar. Pak pas telefonatës me kolegun kosovar, Merkel mësoi se testi i parë kishte dalë negativ. Ajo do të vazhdojë në karantinë dhe do të testohet edhe në ditët ardhshme, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, përmes Twitter-it.

Lexo edhe :  Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Gjermania premton ndihmë

Covid – 19 dhe sfidat e Kosovës në përballjen e virusit kishin qenë edhe një nga temat e  bisedës. Sipas deklaratës në fjalë, Angela Merkel kishte premtuar se “do të shqyrtojnte” mundësinë e një ndihme për Kosovën në përballjen me epideminë.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, numri i të infektaurve në Kosovë është aktuaisht 35, ndërsa është shënuar një rast vdekjeje. Në Gjermani numri i të infektuarve të hënën kiishte shkuar në mbi 25 000, ndërsa numri i viktimave 107.

Ndihmë i ofroi kancelarja gjermane homolgut të saj nga Kosova edhe sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe “programit voluminoz  dhe ambicioz të reformave të qeverisë” së Kosovës, thuhet më tej në deklaratë.  “Qeveria gjermane  ofron në këtë kuadër shërbime konkrete këshilluese ekspertësh gjermanë”/DW

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Lajme të tjera

Web TV