Koronavirusi/ Prifti italian që hoqi dorë nga jeta për t’ia dhuruar një të riu

Një prift italian ka sakrifikuar jetën për t’i ardhur në ndihmë një të riu me koronavirus.

Don Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, pasi hoqi dorë nga respiratori që i duhej dhe që komuniteti i famullisë së tij kishte blerë vetëm për të, për t’ia ofruar një personi më të ri në moshë, të prekur nga virusi Covid-19.

“Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ia dhuruar dikujt tjetër”– u shpreh një punonjës shëndetësor për Berardellin, i cili njihet së tepërmi në Bergamo për ndihmën që u jepte të varfërve.

72-vjeçari ishte prift në dioqezën San Giovanni Battista. Sipas medias italiane Tg.com, nga 30 priftërinj që kanë humbur jetën  për shkak të koronavirusit, 16 janë nga kjo dioqezë.

Fjala.al