Një rast me COVID 19? Vetëkarantinohet i gjithë stafi në doganën e Tushemishtit

Punonjës dhe stafi mjekësor i doganës së Tushemishtit janë vetëkarantinuar, pasi dyshohet për një rast me koronavirus.

Izolimi ka ardhur pas një rasti të dyshuar me COVID-19 në këtë pikë doganore raporton BË.

Ndërsa më tej bëhet e ditur se punonjësit e kësaj pike doganore janë drejt ditëve të fundit të vetkarantinimit.

Me dije bëhet edhe që dogana e Tushemishtit është mbyllur që në datën 13 mars.