Covid-19/Gati të lirohen 600 të dënuar, Gjonaj: Do nxjerrim ata që s’janë të rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar aktin normativ që u jep lirinë e përkohshme rreth 600 të dënuarve në vend, për shkak të koronavirusit.

Në mbledhjen online të kësaj pasditeje të kryeministrit Edi Rama me disa prej ministrave, Etilda Gjonaj tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve.

Sipas saj, janë 3 formularë që do të plotësohen nga të dënuarit dhe familjarët e tyre, ndërsa do të ketë dhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave nëse këta të dënuar përbëjnë rrezikshmëri.

Gjonaj shtoi se numri fillestar i lirimit të dënuarve është afërsisht 600, të cilët mund të përfitojnë këtë leje.

Megjithatë ky numër mund të zvogëlohet nëse nuk përmbushen të gjitha kriteret dhe kushtet e kërkuara.

Edi Rama: Dy fjalë për aktin normativ të djeshëm për mënyrën si do bëhet dalja e atyre personave për 3 muaj nga burgjet. Ça po bëhet aktualisht tani që po flasim për të implementuar aktin.

Gjonaj: Me hyrjen në fuqi të aktit normativ, drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Komisioni i çdo IEVP do të jetë i pari që do të shqyrtojë kërkesën dhe dok e kërkuar nga legjislacioni. Janë miratuar 3 formularët, një që plotësohet nga i dënuarit dhe i dyti është deklarata e përgjegjësisë që firmos i dënuari që do të dalë dhe formulari i tretë, është ai që jep çdo familjar duke dhënë pëlqimin që personi i dënuar të rrijë në shtëpi.

Të gjitha IEVP kanë komunikuar me prokuroritë e rretheve dhe policitë për të marrë informacionin e nevojshëm për kriteret ndaluese që përmban akti normativ, nëse kanë rrezikshmërinë për ambientit ku do të jetojnë. Shërbimi i Brendshëm i Kontrollit të Burgjeve i përfshirë në këtë proces për masat që mund të kenë marrë të dënuarit. I gjithë procesi është i rregulluar nëpërmjet akteve. Është ngritur dhe komisioni i posaçëm i ankimeve që do të marrë në shqyrtim çdo vendimmarrje nëse ka ankesa nga persona që nuk iu është miratuar leja.

Lexo edhe :  Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Numri total i cili është nxjerrë deri tani është 600 por nuk do të thotë se ky është numri final, pasi mund të ulet nëse ata nuk përmbushin kriteret.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV