Pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Paolo Dybala ka dhënë një mesazh për të gjithë tifozët e Juventusit.
“Jemi mirë”! Dy fjalë që shoqërohen me një “ok” që duhet të japë siguri.
Dybala ka dashur të qetësojë tifozët e tij nëpërmjet një postimi në Instagram në lidhje me kushtet e tij shëndetësore.
Mesazhi i argjentinasit vjen pas fjalëve të partneres së tij, Oriana Sabatini, se edhe ajo rezultoi pozitive me Covid-19.
Por, nga ana tjetër, duket se më e keqja ka kaluar. Ishte vetë Dybala ai që njoftoi katër ditë më parë se ishte pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa është në pritje të testit të dytë më 31 mars. Dybala është lojtari i tretë i bardhezinjve pas Ruganit dhe Matuidit.