INSTAT: Në shkurt mbi 18 mijë persona hynë nga Italia në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 18 409 shtetas kanë hyrë nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave. Qarrkullimi përgjatë këtij muaji ende nuk ishte bllokuar pasi vetëm sa ishin shënuar rastet e para të infektimit me COVID-19 në Itali teksa në javën e fundit te muajit u regjistruan edhe vdekjet e para.

Sipas INSTAT në raport me vitin 2019 hyrjet e shtetasve nga Italia drejt Shqipërisë ishin me një rritje 6.1 për qind ndërsa si dy mujor janar-shkurt rritja është 7.6 për qind.

Në total hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2020, janë 616.496.

“Krahasuar me Shkurt 2019, ky tregues rezulton me rritje 16,2 %. Në Shkurt 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 228.941. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur me 13,6 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dy muajve të 2020 është 478.402, duke u rritur me 16,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në Shkurt 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa më të ulët e ka pasur SHBA, krahasuar me Shkurt 2019.

Përgjatë dy muajve të 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 40,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” vlerëson INSTAT.

Nga ana tjetër daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Shkurt 2020, janë 639.729 duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2020, janë 393.598. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur 12,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2020, janë 246.131. Krahasuar me Shkurt 2019, ky numër është rritur 18,1 %.

Lexo edhe :  Zjarri në pyjet e Mirditës, avioni italian ‘Canadair’ vjen në ndihmë

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë dy muajve të 2020, është 924.663 duke u rritur 14,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”/monitor

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV