Italia në gjendje tragjike/ Pas mjekëve nga Kina dhe Kuba, të tjerë mbërrijnë sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari  i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës (dje) se në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia.

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”,-tha Fontana.

Ndërsa, dy ditë më parë, një ekip mjekësh prej 53 personash nga Kuba mbërritën në Itali për t’i ardhur në ndihmë duke qenë se situata në këtë vend është shumë e rëndë.

Megjithatë pavarësisht ndihmës së madhe mjekësore nga vende të shumta, në Itali numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me ritme të frikshme.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Itali humbën jetën edhe 4 mjekë të tjerë, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve mes bluzave të bardha. Kujtojmë që deri tani në Itali kanë humbur jetën 6820 persoma dhe mbi 50 mijë janë infektuar. Ndërsa raportohem mbi 5 mijë persona të stafit shëndetësor të prekur nga virusi vdekjeprurës./Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV