KE nxjerr letrën: BE do ta përfshijë Shqipërinë në luftën ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Europian ka publikuar letrën që Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama lidhur me mbështetjen që Bashkimi Europian i dha Shqipërisë për të kaluar krizën COVID-19.

Varhelyi shprehet se BE po studion mënyrat e përfshirjes së Shqipërisë në ‘iniciativat që BE po ndërmerr në përgjigje të pandemisë COVID-19, apo sesi të mbështesë më mirë në lehtësimin e ndikimit të tij socio-ekonomik”, raporton Eunews.al.

Në letër komisioneri, Varhelyi adreson edhe çështjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët për shkak të COVID-19 nuk mund të kthehen në Shqipëri, duke rrezikuar tejkalimin e periudhës së lejuar të qëndrimit.

“Komisioni është në diskutime me vendet anëtare për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, shkruan Varhelyi.

Ashtu siç e deklaroi edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në drejtim të mbështetjes financiare, Varhelyi ka udhëzuar disbursimin e 50 milion eurove, të cilat janë shpërndarë në tre drejtime kryesore:

▶ 4 milion € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

▶ 11 milion€ për mbrojtje sociale

▶ 35 milion € për rikuperim ekonomik.

Në lidhje me qarkullimin e mallrave thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin nënvizon mbështetjen e krijimit të ‘kanalit jeshil” të qarkullimit të mallrave midis BE-së dhe rajonit por bën thirrje “ për bashkëpunim të plotë dhe të veproni si një rajon i vetëm, sepse vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë dhe solidaritetit një sfidë e kësaj madhësie mund të tejkalohet”.

Në mbyllje të letrës Varlehyi rithekson se ‘kjo është një situate e cila evoluon me shpejtësi dhe ne na duhet të përshtatemi në varësi të situatës” dhe se do jemi më të forte në përfundim të krizës nëse bashkëpunojmë./Eunews.al

Të fundit

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Lajme të tjera

Web TV