Kryebashkiaku i Mesinës, Cateno De Luca, po e lufton pandeminë e koronavirusit në një mënyrë aspak të zakontë.
Mbi qytetin port të Siçilisë verilindore po fluturojnë tashmë disa dronë, nga të cilët dëgjohet pikërisht zëri i revoltuar i kryebashkiakut teksa thotë: Ku dreqin po shkon? Kthehu në shtëpi!Nuk lejohet dalja nga shtëpia. Ky është një urdhër!
Objektivi është kontrolli i vazhdueshëm, si dhe trembja e të gjithë atyre qytetarëve që guxojnë të dalin jashtë banesave të tyre.
Kryebashkiaku i Mesinës e ka shpjeguar projektin e tij përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”.
Siçilia rezulton deri më tani me 721 persona me koronavirus, 91 më shumë se ditën e djeshme (24 mars). Sot janë pranuar 310 pacientë në Palermo, Catania, Messina, Agrigento, Caltanissetta, Enna, Ragusa, Siracuse dhe në Trapani, 60 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.
https://www.facebook.com/delucasindacodimessina/videos/783938735464381/
Fjala.al