Ditën e sotme janë shpërndarë në të gjitha spitalet e vendit materialet shëndetësore të blera në Turqi për të përballuar situatën ndaj koronavirusit.
Këtë fakt e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama theksoi se të gjitha materialet mjekësore janë blerë me buxhetin e akorduar për ‘gjendjen’ e luftës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19.
Materialet mjekësore të blera në Turqi janë maskat, dorezat, apo mjete të tjera mbrojtëse për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të kësaj lufte përballë pandemisë globale.
Rama: A u morën materialet nga Turqia në dorëzim?
Manastirliu: Ka filluar shpërndarja në spitale. kemi rritur stoqet. Çdo furnizim qe vjen rrit stokun dhe krijon të gjithë atë panoramë mbrojtëse. Ne sot kemi shpërndarë më shumë se 50 mijë elemente mbrojtëse personale. Presim të kemi 167 mijë masa dhe veshje, doreza. Mbi 50 mijë pritet të vijnë sërish. Ne do vijojmë me këtë korridor komunikimi për të mbështetur këtë punë të mjekëve dhe infermierëve për luftën e padukshme.
Rama: Këto janë të gjitha materiale të blera, janë pjesë e buxhetit të luftës. Nderi dhe avantazhi i jashtëzakonshëm është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit. Pasi kemi pasur anulime. Si rezultat i vendeve që kanë mbyllur kufijtë për të transportuar këto materiale. Nuk kemi atë ankthin që mos nuk na hapin kanalet. Kjo ishte për tu nënvizuar. Turqia dhe Kina janë të mbushura nga kërkesat. Jemi duke bërë shumë teste. Mesa unë ndjek kurbën, jemi tek parashikimet.