Skandal në Berat/Ambulanca lë në rrugë të sëmurin dhe largohet. “A ka shtet ky vend?”-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambulanca e Spitalit Rajonal të Beratit ka hedhur në rrugë një të sëmurë dhe më pas është larguar. Kjo ka sjellë edhe irritimin e punonjësve të Qendrës “Lira”, ku edhe u la edhe personi.

Punonjësit e kësaj qendre, kanë denoncuar me video rastin në fjalë dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente, duke mundësuar edhe marrjen sërish të të sëmurit dhe rikthimin e tij në spital rreth 1 orë pas ngjarjes.

Punonjësit kanë njoftuar prefekten e qarkut Berat, policinë dhe spitalin për këtë rast të paprecedent, ku mësohet se pacienti ishte një 45-vjeçar endacak nga lagjja “Kala” në Berat, i cili ndodhej i shtruar prej disa javësh në një nga repartet e Spitalit Rajonal Berat pasi vuante nga kanceri, raporton BË.

Gjithashtu është kontaktuar nga mediat, drejtoresha e Spitalit, Edlira Shkëmbi. Ajo nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me personat që ndodheshin brenda ambulancës shtetërore të spitalit dhe në lidhje me personin që urdhëroi ambulancën të hedh në rrugë pacientin dhe ta mbulojë me batanije.

Nga ana tjetër, policia mësohet se po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe përgjegjësit e saj.

Të fundit

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

Lajme të tjera

Web TV