Është rritur në mënyrë të frikshme shifra e personave që kanë humbur jetët nga koronavirusi këto 24 orët e fundit.
Spanja ka regjistruar 738 viktima vetë brenda një dite, duke e ccuar numrin total të tyre ne 3.434 vetë deri në këto momente.
Spanja është vendi i dytë në Europë me numrin më të lartë të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi pas Italisë, por tashmë edhe në botë pasi ia ka kaluar Kinës, e cila ka regjistruar 3.285 veta raporton Rel.
Ligjvënësit pritet të pajtohen për masat e izolimit, sipas të cilave, njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime ose barna, ose për punë. Në Spanjë, në total, janë 47,610 njerëz të infektuar me koronavirus.
Pjesa e goditur më së keqi është zona përreth kryeqytetit Madrid, e cila ka 14,597 raste të raportuara./Fjala.al/