U infektua nga gruaja që vdiq nga Covid-19/Rrëfehet mjeku: Kisha doreza por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beqir Gelaj është një nga mjekët e infektuar nga gruaja që vdiq nga koronavirusi në spitalin e Durrësit.  Ai ka rrëfyer simptomat e këtij virusi, që deri më tani ka marrë jetën e 5 personave.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ mjeku Gelaj pohoi se aktualisht qëndron në shtëpi dhe se simptomat e tij ishin shumë të lehta, dhimbje koke, dhimbje trupi si dhe kollë të lehtë.

Ai tha se tashmë rezulton negativ, por i duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë dhe më pas do të kthehet sërish në detyrë.

Intervista:

Si e mësuat faktin që ishin prekur nga koronavirusi?

Atë ditë kam qenë mjek roje. Kur kam marrë shërbimin, gruaja ka qenë në gjendje të rëndë. Kemi qenë me doreza. Pacienti rëndohet nga ora e gjysmë e natës. Më pas u mor tamponi dhe u dërgua përgjigja, dhe rezultoi se ishte pozitiv.

Në ato momente çfarë ndjetë?

Realisht, kur erdhi përgjigja për pacienten, i gjithë personeli mori tamponët. Hymë në vetekarantinim. Fati deshi që vetëm unë të isha pozitiv.

Ju patët simptoma?

Kisha shqetësime të lehta kisha.

Çfarë ndjetë?

Unë jam specialist i kësaj fushe dhe një pjesë e madhe kalon në formë asiptomatike. Që besoj se do kalojë 80 për qind e rasteve. Shqetësime të vogla, dhimbje koke, dhimbje muskuj, një kollë të lehtë dhe s’kam pasur temperaturë. Nga i gjithë personeli i spitalit të Durrësit vetëm unë rezultova pozitiv.

Si ka mundësi që vetëm ju u shfaqet me simptomë pozitive?

Nuk mund të them. Unë jam vet i kujdesshëm, por duke qenë në kontkat me pacientë, jemi të rrezikuar.

Vë re që në Durrës numri ka mbetur i njëjtë numri i të prekurve me COVID-19. Pse ndodh kjo?

Lexo edhe :  Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Janë shumë arsye. Në përgjithësi dhe kjo ekziston mundësia, që respektohen deri diku. Të gjithë pacientët që paraqiten tek urgjenca, ndiqen në mënyrë korrekte nga personeli. Secili i sëmurë paraqet gjendje klinike të ndryshme.

Ju jeni ende në karantinë?

Po për 14 ditë të tjera.

Ju do të ktheheni në detyrë në rast se jeni negativ?

Patjetër që po. Ai është profesioni ynë.

Mesazhi juaj për kolegët?

Kolegët janë të kujdesshëm pa diskutim. Por më shumë duhet një mesazh për masën e gjerë të popullit. Vetizolimi është masa në këto kushte dhe higjiena. Duhet të respektohen të gjitha rregullat për COVID-19.

Të fundit

Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori...

Një “fitore” e europianëve kundër Trumpit dhe Putinit

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Kur frika zëvendëson drejtësinë, “Shtrigat e Salemit” nga historia në dramë

Nga Leonard Veizi Në mjegullën e dendurë të mëngjeseve puritane, kambanat e kishës kumbonin si një kujtesë e përjetshme e mëkatit dhe dënimit. Në Salem,...

Spahiu: Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro. Sipas tij, qeveritë europiane e kanë të dosmosdoshme...

Foto e rreme e liderëve evropianë jashtë zyrës së Trump bëhet virale

Një imazh i rremë që pretendon se tregon udhëheqësit evropianë të ulur në një rresht në Shtëpinë e Bardhë është parë miliona herë. “Udhëheqësit evropianë...

Lajme të tjera

Web TV