Futbollistët në Evropë po financojnë luftën me COVID-19, po lojtarët shqiptarë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit ose njohur ndryshe si Covid-19 ka ndërgjegjësuar një numër të madh yjesh të futbollit që kanë vendosur të dhurojnë shuma të majme, apo të pakësojnë rrogat e tyre për t’ju ardhur në ndihmë vendeve ku luajnë apo dhe vendeve të tyre të origjnës.

Duke filluar me trajnerin katalanas të Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili vendosi një milion euro për një fondacion në Barcelonë që merret me blerjen dhe furnizimin e pajisjeve mjekësore në Katalonjë. Shuma e dhuruar nga Guardiola do të përdoret për blerjen e elementeve mbrojtëse, të tilla si maska, syze mbrojtëse, doreza, dezinfektantë dhe respiratorë, përveç sendeve të tjera të nevojshme për t’u përballur me COVID-19.

Edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka dhuruar të njëjtën shumë për një klinikë në Barcelonë dhe një spital në Argjentinë, duke kontribuuar kështu dhe në vendin e tij të origjinës dhe në atë ku prej vitesh e quan shtëpinë e tij.

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka dhuruar 264. 571 maska, 15 mijë teste dhe 1000 pajisje mbrojtëse si një ndihmë në luftën me virusin e rrezikshëm.

Kombëtarja kroate e futbollit ka mbledhur 560 000 euro si ndihmë për luftën kundër koronavirusit. Një pjesë e shumës së lartpërmendur do të shkojë për njerëzit që u prekën nga tërmeti i së dielës së kaluar, që tronditi kryeqytetin kroat Zagreb.

Po futbollistët shqiptarë të Kombëtare, ata që luajnë në Shqipëri apo kamionatet e huaja, çfarë kanë dhuruar deri më tani?

Duhet theksuar se janë të shumtë futbollistët që paguhen mijëra e miliona euro në sezon, deri më tani nuk kemi parë që ndonjëri prej tyre të dhurojë një maskë apo një palë doreza për Shqipërinë apo vendet e tjera ku luajnë.

Lexo edhe :  Votat me postë të diasporës, nis sot shpërndarja e zarfeve drejt emigrantëve nëpër botë

Të shumtë janë ata që bëjnë thirrje që shqiptarët t’i mbështesin edhe në rastet kur humbasin në fushën e lojës dhe ndoshta me të drejtë pasi skuadra e zemrës mbështete gjithmonë, por duhet të jenë këta lojtarë që duhet të merrnin shembullin e yjeve botërore e të ndihmojnë me sa të mundin Shqipërinë, pasi kjo lojë e rrezikshme për të gjithë ne, nuk na rrezikon pikët në tabelë, por jetën.

S’duhet t’i humbasim meritat e atyre që na japin këshilla si të lajmë duart, që na tregojnë simtomat apo si të tregohemi të kujdesshëm në një situatë të tillë, por ndoshta do ishte më mirë që këtë pjesë t’ja linim mjekëve dhe ekspertëve të kësaj fushe.

Ka dhe nga ata që thonë mos dilni nga shtëpia. Pa dyshim kjo është këshilla më e mirë, por ka dhe nga ata që nëse nuk dalin nuk kanë çfarë t’u japin fëmijë për të ngrënë. Ndaj ndoshta ndihma më e mirë në këto momenta nuk janë vetëm këshillat, por angazhimi konkret, njësoj si po veprojnë shokët e tyre në ekipet evropiane./Fjala.al/

Të fundit

Raportimi në KLP, Altin Dumani liston pesë problematikat e SPAK

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë...

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe ndërton rrjeta me një formë tipike "labirinti" ,...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar...

Nuk arriti në finalen e ‘BBVA’, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo...

Lajme të tjera

Web TV