“Kthehuni në ShBA sa më parë, pa u mbyllur kufijtë”, mesazhi i Yuri Kim për qytetarët amerikanë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të rikthehen sa më parë në SHBA pa u anuluar të gjitha fluturimet.

Përmes në videomesazhi në profilin e saj në Twitter, ajo shprehet se për të gjithë ata që nuk kanë planifikuar të qëndrojnë në Shqipëri për një kohë të gjatë, të kthehen në ShBA pa u mbyllur përfundimisht kufijtë.

Gjithashtu ajo shprehet se momentalisht ka vetëm një linjë nga Shqipëria për në Stamboll nga ku qytetarët mund të presin një biletë për në SHBA.