Masat ndaj Covid-19/Policia bastis bordellon, gjen burra dhe gra me ‘lojëra’ seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur koronavirusi është duke vrarë njerëz në vende të ndryshme të botës, ku një ndër vendet më të prekura është Spanja, policia spanjolle ka bastisur një bordello ku gjeti gjashtë persona burra dhe gra të cilët dyshoheshin se po kryenin orgji.

Policia në kryeqytetin spanjoll konfirmoi se gjeti personat në një banesë – e dyshuar si bordello-duke marrë pjesë në një festë seksi, shkruan Daily Mail.

Sipas mediave spanjolle, disa fqinj në ndërtesë lajmëruan policinë pasi njerëzit që hynin dhe dilnin nga bordelloja lëshonin muzikë me zë të lartë.

Pas njoftimit, policia hyri në banesë dhe gjeti katër gra dhe dy burra të zhveshur në një korridor me tre dhoma gjumi. Autoritetet lokale gjetën gjithashtu pije alkoolike dhe pjesë cigaresh në të gjithë banesën, raportojnë media lokale.

Policia raportohet të dyshonte se shtëpia funksiononte si një bordello pasi vetëm njëra nga gratë ishte regjistruar si qiramarrëse në të.

Gjithashtu, autoritetet lokale paraqitën një ankesë kundër qiramarrësit për shkeljen të rregullave kundër ndotjes së zhurmës.

Pesë të ftuarit e tjerë u raportuan gjithashtu për thyerjen e karantinës së deklaruar nga qeveria kombëtare për të ndaluar përhapjen e COVID-19, ndërsa raportohet se nuk ka asnjë të arrestuar.

Të fundit

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Lajme të tjera

Web TV