Nënë dhe bijë nga Puka kanë rezultuar pozitive me koranavirus. Ato janë shtruar fillimisht në spitalin e qytetit të vogël verior, më pas në Shkodër, ndërsa janë dërguar drejt Tiranës.
Mendohej se nëna dhe e bija mund të jenë të infektuar nga djali i saj, i ardhur nga Gjermania. Por nga ana tjetër, djali ka dalë negativ, raporton BW.
Gjithashtu janë ngritur dyshime të tjera se rasti nga Puka e ka marrë virusin COVID 19 nga kontakti që ka pasur me pacientin zero të cilin e ka takuar ne Tiranë. Qarku Shkodër shkon me 5 raste në total.