Rrëzoi Qeverinë, Isa Mustafa kujtohet për koronavirusin: Ministrat të punojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mocioni i kërkuar prej tij në Kuvend rrëzoi qeverinë e Kosovës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është rikthyer epidemisë së koronavirusit. Tashmë që qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është në ikje, Mustafa thotë se nuk do i tërheq ministrat për shkak të COVID-19. Gjithsesi, lideri i LDK-së thotë se i takon Kurtit të vendosë.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, shkruan Mustafa.

Me votat e LDK-së dhe partive opozitare, në Kuvend u rrëzua dje qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Vetëm 50 ditë në pushtet arriti të qëndronte koalicioni i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të fundit

Britania ka një marrëdhënie të çoroditur me paratë

Nga Polly Toynbee Sigurisht që punonjësit e sektorit publik duhet të paguhen siç duhet. Por në një shoqëri ku pagat...

Trump: Marrëveshja bërthamore nuk është prioritet

Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën se SHBA-të do të zhvillojnë bisedime me Iranin javën e ardhshme lidhur me një marrëveshje të mundshme bërthamore,...

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më të ulët me të cilin...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Lajme të tjera

Web TV