Skënder Brataj tregon se cila është kura më e mirë ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Shërbimit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shkruar nga karantina ku qëndron si pasojë e koronavirusit nga i cili u prek pak ditë më parë.

Brataj thekson se ai do të kthehet për t’iu bashkuar ekipit të mjekëve në luftën ndaj koronavirusit. Ndërsa është shprehur se pozitiviteti i qytetarëve dhe i mjekëve ndaj Covid-19.

Ai ka folur edhe për gjendjen e tij shëndetësore, ku sipas tij, ka pak kollë dhe shenja të lehta të sëmundjes. Por, nga ana tjetër, sipas Bratajt, mesazhet dhe solidariteti që ka gjetur nga njerëzit i japin mjaft kurajë.

Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të sëmundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.

Shpresoj të kthehem sa më shpejt……

Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.”

“Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marrë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinëzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familjarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!”, shkruan Brataj.  

Ai shton se do te kthehet sërish për të vazhduar betejën ndaj koronavirusit.

Lexo edhe :  Ilir Meta në burg, Partia e Lirisë drejt zhdukjes

“UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE !

FALNDERIMI PËR JU ËSHTË SHUMË PAK! Dr. Skender Brataj”

Të fundit

Roza në pritje të ëmbël? Ish-banorja e Big Brother VIP publikon foton që ngre dyshime

Moderatorja e njohur Roza Lati, që pas pohimit të romancës me ish-banorin e “Big Brother”, Xhonatan Islamin, shpesh na ndan copëza nga rutina...

Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Elbasanit, në zonën e...

Përse Shqipëria nuk ndikohet nga tërmetet e Santorinit? Ekspertët japin shpjegime

Tërmetet që prej më shumë se një jave po godasin Santorinin në Greqi nuk kanë ndikim të drejtpërdrejt në territorin shqiptar. Shpjegimi vjen nga...

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, duke folur për situatën virale, tha se në qarkullim janë 8 tipe të gripit. Ai tha se vaksina antigrip është e...

Kot i mbajnë shpresat Saliu dhe të korruptuarit te Amerika, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!

Nga Spartak Ngjela Gjendja në Shqipëri po shkon drejt një progresi moral dhe juridiko-penal të rëndësishëm: SPAK po e zgjeron aktivitetin e tij. Të pandehurit e...

Lajme të tjera

Web TV