Luigi Soreca, ambasadori i BE-së është izoluar në shtëpinë e tij në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Gjatë një komunikimi që ka pasur me qytetarët, Soreca ka treguar për jetën e tij në karantinë.
Ai shprehet se është mirë nga ana shëndetësore dhe punon nga shtëpia teksa familjen e ka në Itali dhe të gjithë janë në izolim.
“Jam mirë. Familjen e kam mirë në Itali. Përpiqemi të jemi afër njëri- tjetrit në këto ditë të vështira dhe të respektojmë rregullat. Sa më shumë të respektojmë respektojmë rregullat dhe të qëndrojmë në shtëpi ne mund të frenojmë infektimin. Respektimi i rregullave është i nevojshëm”, u shpreh ambasadori.