Covid-19/Gazetari: Çoju njerëzve lekë në dorë! Rama: Po unë ku t’i gjej?! Nuk u bë deti kos!-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza që ka përfshirë Shqipërinë si pasojë e koronavirusit ka bërë që qeveria të ndihmojë familjet në nevojë kryesisht përmes dërgimit të ushqimeve.

Në një intervistë për Vizion Plus, kryeministri Rama u pyet se çfarë po bëhet për të varfrit, dhe se a mjafton vetëm ndarja e pakove me ushqime.

E çfarë duhet të bëjmë tjetër për shembull?” u përgjigj po me pyetje kreu i qeverisë. Nga ana tjetër, gazetari sugjeroi që qeveria t’iu dërgojë lekë në dorë njerëzve të varfër.

Rama: “T’u dërgojmë para në duar. Po ku t’i gjejmë paratë.?”

Gazetari: Nga fondi i paketës social-ekonomike që keni ndarë!

Rama: Ato janë akorduar dhe do të shpërndahen patjetër. Por ndërkohë unë dua ta nënvizoj që kjo është një luftë dhe në kohë lufte luftohet për mbijetesë. Nuk vazhdohet të jetohet sikur lufta po ndodh diku tjetër, që do të thotë se ne do të shpërndajnë ndihma ushqimore. Ndërsa të tjerët sipas nevojave duhet të shtrëngohen sepse këtu jo vetëm deti nuk është bërë kos, por gjërat janë të shtrënguara. Shteti është si një familje e zakonshme shqiptare, nuk i ka të pakufizuara mundësitë e veta.

 

Të fundit

“Berisha bllokon te ardhmen”/ Nisin lëvizjet për reformimin e PD-së! Së shpejti Foltore 2

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand...

Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të madh në fshatin Kopaçez, ku...

Vatër e madhe zjarri në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme,...

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit. Ai ka qenë i lidhur me klube...

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do të reduktojë stafin aktual në...

Lajme të tjera

Web TV