Deputeti i opozitës doli me koronavirus/Alimadhi përfundon në Spitalin Infektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re parlamentare Adriatik Alimadhi, i cili bëri të ditur ditën e sotme se ishte prekur me koronavirus, do të dërgohet me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në QSUT.

Megjithëse bashkëshortja e tij është shprehur se gjendja e deputetit është e stabilizuar, Alimadhi pritet të dërgohet pranë Spitalit Intensiv.

Alimadhi është shprehur për “Abc News, se dërgimi i tij në spital po bëhet pasi ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.

Ky reagim sipas Alimadhit ka ardhur pas statusit të bërë në rrjetet sociale, ditën e sotme. Tashmë gjendja e deputetit do të monitorohet nga mjekët tek Spitali Infektiv.

Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

Të fundit

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

Lajme të tjera

Web TV