Luis Miguel Barbosa, guvernatori i Pueblës në Meksikë gjatë një séance pyetje-përgjigje në ‘Facebook’, ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.
Në një moment i pyetur nga gazetarët se sa i prekur ishte shteti në këto moment, ai u përgjigj:
“Shumica janë njerëz të pasur, ju e dini. Nëse jeni i pasur jeni në rrezik, por nëse jeni i varfër, jo, më mirë për ne që jemi të varfër, jemi imunë”, tha ai.
Ajo që donte guvernatori të shprehte ishte se shumë prej njerëzve te cilët janë prekur me koronavirus kanë udhëtuar jashtë shtetit duke thënë se ata që kanë udhëtuar janë të pasur.
Deri më tani Meksika regjistronë 475 raste dhe 75% e tyre ishin të lidhura me udhëtimet ndërkombëtare, sipas statistikave federale të shëndetit.
Qeveria federale e Meksikës ka ngritur masat e parandalimit kohët e fundit. Duke filluar atë që e quan faza 2 e përgjigjes së saj ndaj krizës, qeveria ka mbyllur shkollat, ka mbyllur zyrat federale jo-thelbësore dhe i ka inkurajuar njerëzit të qëndrojnë nështëpi./CNN