Kina së shpejti do të ndalojë të huajt me viza dhe leje qëndrimi, ky veprim është marrë për të kufizuar numrin e rasteve të viruseve të importuara në vend.
Ministria e Jashtme tha se ndalimi i përkohshëm do të fillojë më 28 mars. Përjashtim do të bëhet për diplomatët dhe mbajtësit e vizave “C” dhe të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.
Kina regjistroi vetëm një rast të konfirmuar brenda shtetit dhe 54 raste të reja të importuara të enjten duke e çuar numrin total në 595 raste të importuara në të gjithë vendin. Kishte gjithashtu ka regjsitruar pesë vdekje të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,292 persona.