Koronavirus i afrohet Putinit, stafi i Kremlinit diagnostifikohet me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me lajmin se kryministri britanik Boris Xhonson është infektuar me koronavirus, dhe me vetëizolimin e kryeministrit kanadez Xhastin Trudo, po bëhet e qartë se punët që kërkojnë shumë takime dhe shtrëngime duarsh, nuk janë për momentin ndër profesionet më të sigurta.

Në Rusi, po rritet frika se sëmundja mund të ketë depërtuar tashmë në rrethin më të afërt të presidentit Vladimir Putin. Ankthi është shtuar, pasi të premten u konfirmua se të paktën 1 punonjës i administratës presidenciale, mund të jetë prekur nga Covid-19.

Zëdhënësi i Putinit u tha gazetarëve se ishte në dijeni të situatës. Sidoqoftë, Dimitri Peshkov tha se personi në fjalë, nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me Putin. Ai hodhi gjithashtu poshtë spekulimet për një tjetër të infektuar.

“Unë kam dijeni vetëm për 1 rast, dhe mund ta konfirmoj këtë. Nuk kam dijeni për të dytin”-u tha Peshkov gazetarëve të premten. Të enjten, në mediat sociale ruse qarkulloi një thashethem, që burimin e kishte nga e përditshmja “Moska RBK”, se dy punonjës të administratës presidenciale kishin dalë pozitiv në testin për koronavirusin.

Pas mohimit të Peshkov, edhe zëdhënësja për çështje administrative, Elena Krillova, pretendoi se nuk kishte dijeni për një rast të dytë. Të enjten, zyra për shtyp e kabinetit rus i tha agjencisë së lajmeve “Interfax”, se dyshohej se një punonjës ishte prekur nga Covid-19, dhe ishte dërguar në karantinë.

Por kjo nuk është frika e vetme në Kremlin. Peshkov konfirmoi të premten, se ai vetë ishte në festën e ditëlindjes së Alla Krutoj, motrës së kompozitorit Igor Krutoj. Sipas raportimeve, në festë mori pjesë edhe këngëtari Lev Leshçenko, që tashmë është konfirmuar si i prekur me koronavirus.

Lexo edhe :  Macron dhe Starmer gati të “marrin për dore” Zelenskyn për të shkuar te Trump

“Po, unë kam qenë atje. Por nuk takova Leshçenkon. Me sa duket, ai me shumë gjasa ishte larguar”- tha Peshkov. Më 23 mars, 78-vjeçari Leshçenko dhe gruaja e tij Irina shkuan vullnetarisht në spitalin “Kommunarka” për t’u trajtuar për shkak të koronavirusit.

Dy ditë më vonë, këngëtari iu nënshtrua kujdesit intensiv. Thuhet se tani ai është në një

gjendje të qëndrueshme.  Sipas njoftimeve në media, në festën e Krutaja morën pjesë shumë personalitete të shoubizit rus, si tenori Nikolai Bashkov dhe komediani Aleksandër Reva.

Tani ekziston frika, se koronavirusi mund të ketë infektuar shumë njerëz në mesin e shoqërisë së lartë të Moskës.

Në profilin e saj në rrjetin social “Telegram”, ish-kandidatja për presidente Ksenia Sobçak shkroi:“Tani që gjithë ata që ishin në festë tani janë të alarmuar!”. Edhe nëna e Sobçak, senatorja Ludmila Narusova, është shtruar gjithashtu në spitalin “Kommunarka”, për shkak të koronavirusit./S.T /Fjala.al

Të fundit

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që...

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot....

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Lajme të tjera

Web TV