Pezullimi i Premier League, Liverpool mund të humbasë titullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e klubeve që luajnë për kampionatin më të madh të futbollit anglez, Premier Leagues, kanë kërkuar anullimin e sezonit 2019-2020.

Këto klube kanë kërkuar që të merret ky vendim sesa të shpallet fituesi i sezonit që tani.

Nëse sezoni përfundon, kjo do të thoshte që Liverpooli do të kurorëzohej me titullin kampion.

Skuadra e Jurgen Klopp është 25 pikë përpara nga vendi i dytë që mban Manchester City në garën për titull dhe pa dyshim meritojnë titullin e tyre të parë të ligës pas 30 vitesh pasi morën 82 pikë nga 87 të mundshme.

Megjithatë, disa klube kanë zhvilluar ‘rezerva të forta’ private për rinisjen e futbollit gjatë kësaj kohe të vështirë të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, këto klube janë duke menduar anulimin e sezonit pa marrë parasysh pasojat.

Takimi tjetër i aksionarëve të Premier League do të zhvillohet më 3 prill, ku do të zhvillohen edhe një herë diskutimet lidhur me sezonin aktual 2019/20 dhe më gjerë./Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV