Pas Johnson, Ministri i Shëndetësisë në Angli rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock ka rezultuar pozitiv për koronavirus dhe është duke u izoluar në shtëpi me simptoma të lehta.

Pak orë më parë ishte Kryeministri britanik, Boris Johnson që konfrimoi faktin se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid-19.

Ndërsa tashmë një tjetër anëtar i qeverisë britanike ka bërë publik se është  prekur nga virusi i rrezikshëm./Fjala.al/